
(pr - Unlicensed Mobile Access (UMA) është emërtimi
komercial për 3GPP Generic Access Network, gjegjësisht GAN sistemi i
cili bashkon bartjen e zërit, të dhënave dhe mlutimedian nëpërmjet
rrjetit me IP kyqje. Përdorimi më i madh i këtij sistemi parashihet tek
rrejti dual band GSM/WiFi telefonat mobil ose kombinim të telefonit
mobil, telefonit fiks dhe internet telefonit (VoIP). Përparësia e këtij
sistemi është e mirë për ato zona ku sinjali i pothuaj se nuk depërton
fare, ku sinjali GSM është i dobët (ndërmjet ndërtesave të larta, në
lift apo zyre) dhe në ndihmë vjen atherë VoIP e lidhur me WiFI. VoIP
telefonatat praktikisht eliminon përdorimin e telefonit fiks sepse ka
një kosto shumë më të lirë. WiFi shërben gjatë surfimit dhe bisedave në
roaming prandaj GAN mbetet teknologjia e vetme e cila kombinon GSM dhe
WiFi protokolet në një servis të vetëm i cili përdor vetëm një numër
dhe një aparat. UMA rrjetet ekzistojnë momentalisht vetëm në Amerikë ku
kanë në shërbim rreth 20 aparate të ndryshëm të modeleve të telefonave
që përkrahin këtë lloj të sistemit dyshiritor GSM (duhet të dallohen
nga GSM klasik dhe 3G rrjeti).
Telefonin më të ri të këtij lloji
e ka prezantuar Nokia, model nga familja SuperNova i cili shitet nga
kompania T-Mobile. Nokia 7510 SuperNova është telefon me OLED ekran,
display QVGA, bluetooth 2.0, kamerë 2 megapiksela.